FC Shkupi dhe Renova mysafir në Strumicë, Shkëndija kundër rivalit më të papërshtatshëm

E diela në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione dhe njëherit kryesuese e kampionatit, Shkëndija në Tetovë do të mirëpret kundërshtarin më të papërshtatshëm, Pobedën, ndaj së cilës skuadër  këtë edicion kishte humbur 3 nga gjithsej 4 ndeshjet e zhvilluara. Kuqezinjtë rikthehen të luajnë para publikut vendas saktë dy javë pasi mundën Rabotniçkin në duelin e fundit para pauzës ndërkombëtare, ndërsa në vazhdim të kampionatit të enjten ishin bindës 3:0 në transfertën me Sileksin në Kratovë. Ekipi duket se ngadalë gjenë formën e duhur, pasi në dy takimet e fundit portieri Zahov ruan të paprekur rrjetën e tij, derisa në Kratovë ekipi manifestoi realizim të kënaqshëm, që besojnë ta manifestojnë edhe sot ndaj Pobedës, ku edhe do të kërkojnë fitoren e parë në Tetovë, pas atyre dy disfatave (një në kampionat dhe një në kupë).

Një ndër ndeshjet më interesante të javës pritet të jetë ajo në stadiumin Kukush në Turnovë, aty ku mejdanin do të ndajnë Akademia Pandevi dhe Renova. Këta të fundit ndodhen në një formë të mirë, duke mos shijuar disfatë në stinorin pranveror, ndërsa në anën tjetër epërsia e vendasve është se janë më të pushuar, duke pasur parasysh se nuk zhvilluan ndeshjen e javës së 24-të në mesjavë ndaj Pobedës, transmeton “infOSport.mk”.

Po në Strumicë, këtë herë në stadiumin e qytetit “Mladost”, Bellasica do të mirëpret FC Shkupin, që kërkon të rikthehet te fitorja pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Vardarit dhe Makedonija GJ.P., Vardari në Maxhari do të jetë nikoqir i Sileksit në ndeshjet mes skuadrave që peshojnë 13 tituj kampion, ndërkohë në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija Gj.P do të jetë nikoqir i Rabotniçkit.

LPFM – Java 25

Shkëndija 15:30 Pobeda
Bellasica 15:30 FC Shkupi
Ak.Pandev 15:30 Renova
Makedonija GJ.P 15:30 Rabotniçki
Vardari 15:30 Sileksi

 

Leave a Reply