Federata italiane gjobit Taren, akuzoi VAR-in

Drejtori sportiv i Lacios gli Tare, ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi skuadrwn “laciale” në transfertën e mesjavës ndaj SPAL.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penalti e cila mw paj u shndërrua edhe në gol.

Tare u shfaq shumë nervoz për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro.

Leave a Reply