Gafuri: Renova ka forcë për të mundur Shkëndijën

Shkëndija dhe Renova sot do të takohen në një ndër ndeshjet më interesante të javës së 27-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Ndeshjet mes këtyre dy skuadra shqiptare nga i njëjti qytet, Tetova, çdoherë kanë zgjuar shumë interesim, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot. Në prag të kësaj sfide për portalin tonë ka folur edhe mesfushori i Renovës, Argjent Gafuri, i cili thotë se skuadra e tij ka forcë për të mundur çdo skuadër.

“Normal që do të jetë ndeshje e vështirë, mbi të gjitha është derbi lokal, por mendoj se Renova ka forcë për secilën skuadër në kampionatin tonë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Argjent Gafuri.

Të dyja skuadrat ndodhen në formë të mirë, ndërsa një gjë të tillë më së miri dëshmojnë edhe 4 ndeshjet e tyre të fundit. Shkëndija ka shënuar po aq fitore në këto 4 ndeshje, ndërkohë Renova 3 fitore dhe 1 disfatë.

Shkëndija numëron 10 gola të shënuar, teksa Renova 8 gola. Pra një efikasitet i lartë, që pritet të vie në shprehje edhe sot, sidomos duka u bazuar edhe në rezultatet e fundit të këtyre dy skuadrave.

Ndeshja Shkëndija-Renova starton në ora 15:30.

 

Leave a Reply