Elif Elmaz shënon dhe barazon në derbin ndaj Galatasarajit (VIDEO)

Shkupjani Elif  Elmaz  nuk ka lejuar që gëzimi i futbollistëve dhe tifozëve të Galatasarajit të zgjasë shumë kohë. Pas golit të shënuar nga Onjekuru në minutën e 66-të, përmes të cilit Galatasaraji kishte avansuar në “Shukru Saraçogllu”, Elif Elmaz në minutën e 71-të arriti që të barazojë shifrat, duke bërë që tifozët e Fenerbahçes të shpërrthejnë në festë.

Megjithatë festa e tyre për një çast ndaloi, pasi arbitri kryesor duheshe të marrë një konfirmim nga ana e referëve në dhomën e sistemit VAR, të cilët pas disa minutave e konfirmuan golin e reprezentuesit të Maqedonisë, për të cilin ishte ky goli i dytë këtë edicion në Superligën turke me fanellën e Fenerbahçes, pas atij goli të shënuar ndaj Konjaspor shtatorin e vitit të kaluar.

Ndryshe pas 80 minutave lojë, Fenerbahçe dhe Galatasaraji kanë shënuar nga një gol, ndërsa vlen të përmendet se vendasit gjithë pjesën e dytë po e luajnë me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Kaldirim.

Leave a Reply