Barcelona me stil kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Barcelona është skuadra e parë gjysmëfinaliste në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi sonte edhe në ndeshjen e kthimit arriti që të mposhtë Mançester Junajtedin, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 1:0 në “Olld Traford”, sonte të besuarit e trajnerit Valverde në “Kamp Nou” shënuan fitore 3:0.


GOLAT NGA NDESHJA BARCELONA – MANÇESTER J., NDIQENI KËTU.


Pjesa e parë kaloi nën ritmin e Lionel Messit, i cili në harkun e 4 minutave realizoi 2 gola. Fillimisht në minutën e 16-të “pleshti” shënoi golin e parë në rrjetën e David De Geas, i cili 4 minuta më pas u turpërua edhe njëherë tjetër përballë Messit, që këtë herë shënojë me të djathtën e tij.

Me 2 gola epërsi Barcelona e mbylli pjesën e parë, ndërsa në të dytën pasoi edhe një super gol tjetër, kësaj rradhe nga ana e brazilianit Felipe Kutinjo, që shënoi në minutën e 61-të.

Goli i tij doli të jetë edhe i fundit i këtij takimi, me ç’rast në fund Barcelona me rezultatin e përgjithshëm 4:0 u kualifikua për në gjysmëfinale, aty ku do të luaj edhe Ajaksi, që eliminoi sonte favoritët e Juventusit.

Leave a Reply