E bujshme, Ajaksi shuan ëndërrën e Juves dhe Kristiano Ronaldos (VIDEO)

Ajaksi ka vazhduar me befasitë e këndshme të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Pasi eliminuan Realin e Madridit në 1/8 e finales, sonte të besuarit e trajnerit Ten Hag eliminuan edhe kampionët e Italisë, Juventusin, duke u kualifikuar me plotë meritë për në gjysmëfinale, njofton “infOSport.mk”.

Kristiano Ronaldo në minutën e 28-të i dha avantazhin Juventusit, duke bërë që në ato momente askush të mos e mendojë një fund të kobshëm dhe disfatën 1:2.


GOLAT NGA NDESHJA JUVENTUS – AJAKS, NDIQENI KËTU.


Ishte Van de Bek ai i cili në minutën e 34-të barazoi shifrat në 1:1, teksa fitoren dhe kualifikimin e Ajaksit për në gjysmëfinale e siguroi kapiteni De Ligt, me golin e shënuar në minutën e 67-të.

Ajaksi edhe në minutat në vazhdim ishte skuadra që krijonte raste, teksa në minutën e 74-të me anë të Neres lëshoi një rast shumë të mirë, ndërkohë edhe pse Zijeç arriti që të shënojë edhe golin e tretë në rrjetën e Juves, i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje, duke i dhënë fare pak shpresa skuadrës vendase në minutat e fundit të takimit, por që megjithatë nuk u shfrytëzuan, edhe pse “bardhezinjtë” pretenduan për një penalti, të cilën megjithatë nuk e morrën.

Leave a Reply