Juve dhe Ajaksi shkojnë në pushim me barazim identik si nga ndeshja e parë (VIDEO)

Juventusi dhe Ajaksi 45 minutat e para i kanë mbyllur me shifrat 1:1, rezultat ky që ishte përfundimtari në ndeshjen e parë në Holandë. Në rast se ky rezultat do të mbetej i pandryshuar edhe në 45 minutat e dyta, atëherë ndeshja në Torino do të ju drejtohej vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Kristiano Ronaldo në minutën e 28-të kaloi në epërsi Juventusin pas asistit të Miralem Pjaniç, teksa goli i barazimit erdhi vetëm 6 minuta më vonë, kur Van De Bek me një goditje të saktë nga brendia e zonës arriti që të mposhtë portierin Shçesni.

Leave a Reply