“The Sun” lëshon bombën, dy super futbollistët e Premierligës në verë i bashkohen Realit!

Prestigjiozja britanike, “The Sun”, në numrin e saj të sotëm shkruan për merkaton e Realit, që duket se është e lidhur ngushtë me futbollistët e Premierligës angleze. Kjo e fundit e bënë të sigurt kalimin te skuadra madrilene të dy super futbollistëve të kërkuar nga ana e vetë trajnerit, Zinedin Zidane.

Fjala është për mesfushorin me tipare sulmuese të Çelzit, Eden Hazard, si dhe për mesfushorin e Mançester Junajtedit, Poll Pogba.

Për të parin bisedimet me Çelzin vazhdojnë dhe një ofertë prej 95 milionë  eurosh ndodhet tashmë në zyrat e klubi londinez. Sipas tabloidit anglez, marrëveshja mund të mbyllet për shifrën e 105 milionëve.

Ndryshon puna për sa i takon mesfushorit francez, Pol Pogba. Vlerësimi i trajnerit Zidane për mesfushorin është i ditur, por nuk është se gjithçka është në dorën e tyre për transferimin. Ideja e drejtuesve të Realit është që të presin fundin e kampionatit në Angli për të kuptuar, nëse Mançester Junajtedi do të arrijë të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve.

Në fund të kampionatit madrilenët do ta kenë situatën më të qartë dhe do të bëjnë ofertën zyrtare. Sidoqoftë, për “The Sun”, Eden Hazard dhe Pol Pogba do të veshin fanellën e Realit sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply