Luajnë Buduçnost dhe Crvena Zvezda, tifozët malazez fyejnë shqiptarët (VIDEO)

Sporti duhet të bashkojë, por shpeshherë është pikërisht ai që i ndan popujt. Si një luftë e vërtetë është përjetuar ndeshja e basketbollit midis Buduçnostit dhe Crvena Zvezdës në Podgoricë në kuadër të ABA Ligës.

Rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi, pasi tifozët vendas bënë që kjo ndeshje të ngjajë në një arenë lufte, ku thjesht nuk kishte kushte për lojë.

Ata që në minutat e para, kishin hedhur gjësende të ndryshme në fushë, ndërsa një gjë të tillë e kanë përsëritur edhe kur kundërshtarët kanë dalë nga parketi.

Situata ishte deri diku identike me atë që ndodhi në Beograd në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë, pasi basketbollistët e Crvena Zvezdës janë shoqëruar nga forcat speciale pasi kanë dalë.

Madje shumë prej vendasve kanë pështyrë kundërshtarët. Në një rast të tillë, vetëm një qëndrim i mënjanuar i tifozëve të Malit të Zi nuk mund të quhet e gjitha kjo, pasi një prej tifozëve që ka pështyrë sportistët serbë, ishte djali i ministrit malazez të Punëve të Brendshme, Mevuldin Nuhoxhiq.

Ndërkohë që në ndeshjen e parë, tifozët serbë i thërrisnin “shiptari”  basketbollistët e Buduçnostit, fjalë kjo me kuptim të keq që përdoret nga Beogradi ndaj shqiptarëve, ndërsa me të njëjtën mënyrë ua kthyen edhe tifozët malazez të Buduçnostit, duke brohoritur në pjesën më të madhe të ndeshjes, “mbyte shqiptarin”. Mirëpo vërtetë e pakuptimtë kjo, duke pasur parasysh se në parket loznin një skuadër nga Mali i Zi dhe një tjetër nga Serbia, e që realisht nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët.

Leave a Reply