Zyrtare, Angli-Kosovë zhvillohet në stadiumin ku Artim Shaqiri shënoi golin më të bukur të karrierës (VIDEO)

Anglia do të kthehet në stadiumin “Sent Meri” të Sauthemptonit për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese për Europianin e vitit 2020 ndaj Kosovës. Një gjë të tillë  ka konfirmuar vetë Federata Angleze e Futbollit, ndërsa do të jetë kjo ndeshja e parë që Anglia do ta zhvillojë në Bregun Jugor që nga viti 2002.

Për herë të fundit një ndeshje zyrtare në këtë stadium, Anglia e kishte zhvilluar pikërisht ndaj Maqedonisë 17 vite më parë, kur kishte barazuar 2:2. Në atë ndeshje spikati goli i futbollistit shqiptarë të përfaqësueses së Maqedonisë, Artim Shaqiri, i cili e mposhti portierin e atëhershëm anglez të Arsenalit, Siman, drejtëpërdrejtë nga rivënia e këndit.

Nje rikujtim nga ai super goli i Artim Shaiqirt i shenuar ndaj Anglise direkt nga rivenia e kendit

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 7 февруари 2017 г.

Ndryshe stadiumi në fjalë ka një kapacitet prej 32,505 ulëseve. Biletat për ndeshjen midis “Albionit Krenar” dhe “Dardanëve” do të dalin në shitje në Angli më 10 maj, me çmime nga 10 sterlina për juniorë nën përcjelljen e familjarëve, pastaj 25 për të rritur dhe të tjera nga 35, 45 dhe 55 sterlina.

Ndeshja Angli – Kosovë në program është me datë 10 shtator.

Leave a Reply