Osmani me shumë ndryshime në formacion përballë Sileksit

Shkëndija, skuadër kjo që të shtunën edhe zyrtarisht u shpall kampione e Maqedonisë në futboll për të dytin vit me rradhë, sot në kuadër të javës së 33-të do të mirëpret Sileksin në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuqezi” llogaritet si favorite, ndërsa ashtu edhe siç kishte paralajmëruar trajneri Osmani, pas titullit të fituar kampion, rastin do ju jap atyre futbollistëve që kanë pasur shumë pak minuta në këmbët e tyre.

Kësisoj sot startues përballë Sileksit do të jenë futbollistët si Todorovski, Merxhani, Çeshmexhiev, Zejnullai, Bojku dhe Beqiri, ndërsa pjesë e 11-shes së parë do të jenë edhe Agim Ibraimi, Shefit Shefiti dhe Marjan Radeski, që pritet edhe të rrezikojnë portën kundërshtare.

Më poshtë mund të shihni formacionin titullarë të Shkëndijës për ndeshjen kundër Sileksit, që starton në ora 16:30.

Leave a Reply