Probleme për Çelzin, një ndër yjet më të mëdhenj të skuadrës mungon në finalen e LE kundër Arsenalit!

Çelzi po përgatitet për finalen e Liga Europa kundër Arsenalit, ndeshje kjo që në program është të mëkurën, përcjellë “infOSport.mk”.

“Blutë” e Londrës kanë marrë një goditje të rëndë në prag të këtij takimi, pasi është më se e sigurtë se nuk do të mund të luaj mesfushori i tyre më i mirë, N’Golo Kante, i cili ka pësuar një lëndim në gju.

Mesfushori francez kishte dëmtuar gjurin gjatë stërvitjes së djeshme, duke lëshuar fushën me dhimbje të mëdha. Edhe pse nga tabori i Çelzit ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë zyrtare rreth shkallës së dëmtimit të Kante, informacionet e para janë shumë negative.

Kante kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të Çelzit, pasi kishte pësuar një dëmtim në kavilje në fitoren ndaj Uatfordit të arritur në fillim të këtij muaji, ndërsa në stërvitje ishte rikthyer vetëm javën e kaluar.

Trajneri Mauricio Sarri ishte i bindur se Kante do të luante në finalen e madhe ndaj Arsenalit, mirëpo gjitha parashikimet e italianit kanë rënë në ujë, ndërsa i njëjti tashmë do të duhet të vendos në mes Barkli, Zhorzhinjo dhe Kovaçiç, që shihen si zëvendësues të francezit.

28-vjeçari Kante kështu bëhet futbollisti i katërt në rradhët e Çelzit që nuk do të mund të luaj në finalen e madhe të Liga Europa kundër Arsenalit, duke pasur parasysh se tre futbollistët e tjerë ende janë në fazën e kurimit.

Bëhet fjalë për Antonio Rudiger, Hadosn Odoiju dhe Loftus Çik.

Leave a Reply