Shkupi mëson 5 kundërshtarët e mundshëm në Liga Europa

Sot në selinë e UEFA-së në Nyon janë caktuar grupet preliminare para shortit të nesërm për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës.

Në raundin e parë eliminatorë të Liga Europës Shkupi mund të përballet me Hapoel Ber Shevan e Izraelit, AEK Larnaka të Qipros, Domzhalen e Sllovenisë, Pjunikun e Armenisë, Sebail nga Azerbejxhani apo Buduqnost Podgoricën e Malit të Zi.

Ndërkohë, Akademia Pandev për pesë kundërshtar të mundshëm ka Fehervarin e Hungarisë, Zrinskin e BeH, Shahtjor Soligorsk nga Bjellorusia, Nefçin e Azerbajxhanit apo Levskin e Bullgarisë, ndërsa rival i Makedonija Gj.P. do të zgjidhet në mesin e Spartak Trnavën e Sllovakisë, Zhalgirisin e Lituanisë, Fola Esh nga Luksemburgu, Alashkert të Armenisë dhe Olimpia Ljubljana të Sllovenisë. Shorti për Ligën e Kampionëve hidhet nesër në orën 12:00, ndërsa nga ora 13:00 në program është shporti për xhiron e parë eliminatore të Liga Europës.

 

 

Leave a Reply