Maqedonia U18 shpartallon U19 e Ak.Pandev, futbollistët shqiptarë në element

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në moshën 18-vjeçare që udhëhiqet nga trajneri shqiptarë, Shkumbin Arsllani,  aktualisht ndodhet në Dojran. Kjo gjeneratë është grumbulluar në një kamp stërvitor që nga data 14 qershor, ndërsa i njëjti do të zgjasë deri me datë 20 të këtij muaji, ku janë paraparë edhe dy ndeshje miqësore kundër skuadrës U19 të Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë të besuarit e strategut kërçovarë, Arsllani e zhvilluan të hënën, ndërsa kjo doli të jetë një ndeshje e lehtë për Maqedoninë U18, pasi në fund rezultati ishte 7:0 në favorin e tyre. Në element në këtë ndeshje dolën të jenë futbollistët shqiptarë, me në krye futbollistin e ekipit të parë të FC Shkupit, Hamza Rahmani, i cili edhe pse u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, arriti që të shënojë, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në shënimin e golit të Fiton Ademit.

Përveç tyre një tjetër gol shënoi edhe Lavdrim Latifi, futbollisti shqiptarë që luan me skuadrën daneze të F.K Boldkluben 1893, ndërsa 4 golat e tjerë mbajnë firmën e Eren Partalko, Luka Stankovski dhe Mario Ilievski, i cili shënoi dy gola.

Maqedonia U18 dhe Akademia Pandev U19 ndeshjen e dytë miqësore do ta zhvillojnë me datë 19 qershor, sërish në Dojran.

Më poshtë mund të shihni edhe listën e futbollistëve të grumbulluar nga ana e seleksionuesit Shkumbin Arsllani në këtë kamp stërvitor:

MAQEDONIA U18
Portierë:  Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikollovski (Pobeda), Hristijan Kitanovski (Vardari)
Mbrojtës:  Ali ASANI (Vardari), Viktor Krsteski (Vardari), Benjamin DALIPI (Hrvatski Dragovoljac), Filip Kostovski (Nju Stars), Altrim JAKUPI (Shkëndija),  Aleksandar Gjurkovski (Vardari), Spase Terziev (Akademia Pandev), Anatolij Petejçuk (Vardari)
Mesfushorë: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikolov (Akademia Pandev), Eren Partalko (Akademia Pandev), Leonid Ignjatov (Vardari), Hamza RAMANI (FC Shkupi), Lavdrim LATIFI (F.K Boldkluben 1893), Andrija Zhiviq (Radniçki Nish), Armend ADEMI (Rabotniçki)
Sulmues: Fiton ADEMI (Shkëndija), Mario Ilievski (Septemvri Sofija), Jasin MUSHE (F.C Shkupi), Danail Tasev (Tikvesh).

Leave a Reply