Januzaj dhe Kololli “kopjojnë” Riberin, shpenzojnë 1200 euro për biftek ari te Nusret Gokçe

Dy futbollistët e njohur kosovar, Benjamin Kololli, që përfaqëson Kosovën dhe Adnan Januzaj që përfaqëson Belgjikën aktualisht ndodhen për pushime në Mikonos të Greqisë. Me këtë rast ata kanë vendosur që të vizitojnë edhe restoranin e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gökçe,  aty ku shkojnë për të ngrënë shumë yje të futbollit Botëror.

Kololli dhe Januzaj kanë shijuar një biftek i cili ishte i larë me flori 24-karatësh, dhe që kushton plotë 1200 euro.

Ishte reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ai i cili e ka shpërndarë këtë në rrjetin e tij social “Instagram”.

Nusret Gokçe i ka shërbyer vetë Januzajt dhe Kolollit, ku më pas kanë qenë vetë futbollistët që kanë marrë kripën për ta hedhur në biftek në mënyrën e “Salt Bae”.

Muaj më parë edhe francezi Frank Riberi e kishte vizituar kuzhinierin e famshëm, teksa u bë lajm në mediat ndërkombëtare për shumën që kishte paguar për një biftek të tillë.

Leave a Reply