ZYRTARE, Xhengis Rexhepi trajner i KF Dukagjinit

Atë që e paralajmëruam më herët gjatë ditës së sotme, u bë realitet. Xhengis Rexhepi, edhe zyrtarisht është rikthyer në Superligën e Kosovës, duke marrë kësaj rradhe timonin e KF Dukagjinit, skuadrës së re të inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Në ambientet e klubit të KF Dukagjini, në prani të Drejtorit të Klubit, Fabian Veseli, Kryetarit të Komunës Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe të një pjese të kryesisë, trajneri tetovar me skuadrën e tij të re vendosi të firmos kontratë 2 vjeçare.

“Kam nënshkruar me klubin e Dukagjinit sepse më ka pëlqyer projekti i klubit, në vitin e parë synojmë që të stabilizohemi në mesin e tabelës. Do të jap gjithçka nga vetja që ta kalojmë një sezon të suksesshëm” – ka thënë Rexhepi në prononcimin e tij të parë si trajner i KF Dukagjinit.

Është ky një vendim shumë i mirë nga ana e drejtuesve të skuadrës kosovare, që ndërtimin e skuadrës për në elitën e futbollit kosovar e nisi që nga trajneri, me sugjerimin e të cilit pritet që në skuadër të vijnë edhe 5-6 përforcime të spikatura, me të cilët KF Dukagjini do të tentojë që të befasojë pozitivisht në sezonin debutues në Superligë.

Për strategun tetovar, Xhengis Rexhepi, do të jetë kjo skuadra e tretë që do të drejtojë në Kosovë, pas Llapit dhe KEK-ut, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar plotë 6 skuadra në Maqedoni, një periudhë ka kryer edhe rolin e ndihmës trajnerit te Sivaspor, duke qenë asistent i Tamer Tuna, ndërsa gjithashtu me mjaft sukses tashmë  gati dy vite e gjysmë  po kryen edhe punën e ndihmës trajnerit te përfaqësuesja A e Maqedonisë.

Leave a Reply