Zidan: Isko po rritet për çdo ditë

I lumtur pas fitores ndaj Mançester Junajtedit në finalen e SuperKupës së Evropës që u zhvillua sonte në “Telekom Arena” në Shkup, Zinedin Zidan dha një deklaratë për “Bein Sport”, duke analizuar ndeshjen e sontme si dhe lojën që shfaqi skuadra e tij ndaj “djajve të kuq”, ku në fund arriti të triumfojë, duke rrëmbyer edhe trofeun e katërt në kuadër të SuperKupës së Evropës.

Fitore e madhe: “Ne kemi bërë një punë të madhe dhe për këtë gjë jemi shumë të lumtur. Pjesa e parë ka qenë spektakolare, ndërsa në pjesën e dytë kemi vuajtur paksa, duke poseduar edhe më pak se kundërshtari topin, mirëpo e gjithë kjo nuk ndikoi negativisht te skuadra e jonë, ashtu që në fund arritëm deri tek titulli me të cilin po e fillojmë sezonin e ri” – u shpreh Zidan.

Sekreti i këtij ekipi: “Puna në ekip  dhe njerëzve që punojnë rreth këtij ekipi, i cili posedon shumë talentë dhe cilësi, ndërsa gjithashtu edhe puna që bëjmë”.

E vështirë të ulet Ronaldo në bankinë?”Jo. një gjë të tillë edhe e kishim planifikuar dhe është normale duke pasur parasysh se ai kishte vetëm tre ditë që stërvitej me ne, por e rëndësishme ishte që ai ishte këtu me ne. Tashmë me të në skuadër neve po mendojmë për ndeshjen e së dielës”.

Isko meriton rinovimin:”Do të thoja që po. Ai bëri një lojë të mirë, të cilën e kurorëzoi me gol. Besoj se ai për çdo ditë po rritet”.

Leave a Reply