Evropa është e “mbretërve”, 3 trofe në katër vitet e fundit

Real Madridi sonte në Shkup fitoi trofeun e katërt të Super Kupës të Evropës. Pas dy disfatave të njëpasnjëshme në dy paraqitjet e tyre të para, viti 1998 dhe 2000, “mbretërit” më pas kanë triumfuar 4 herë në këtë kompeticion, duke e rrëmbyer atë trofe në vitet 2002, 2014, 2016 dhe 2017.

Në vitin 1998 Reali ishte mundur nga Çelzi, teksa dy vite më vonë ata u mundën nga Galatasaraji.

Mirëpo që nga atëherë “mbretërit” janë  të pamposhtur në këtë kompeticion, duke triumfuar në 4 ndeshjet finale. Ata herën e parë e fituan në vitin 2004, kur mundën Fejenordin me rezultatin 3:1.

Vijuan dy fitore ndaj Seviljës në vitet 2014 dhe 2016 dhe ja tani në vitin 2017, “madrilenët” arritën që të mposhtin Mançester Junajtedin e Hoze Murinjos.

Trofeu i SuperKupës së Evropës për Realin e Madridit është një paralajmërim i mirë për një start të suksesshëm të sezonit 2017/2018, ku me 16 gusht e mirëpret edhe një finale tjetër, kësaj rradhe ndeshja e parë e Super Kupës së Spanjës kundër Barcelonës, ndeshjes kjo që në program është me datë 16 gusht.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply