Isko futbollisti më i mirë në Superkupën e Shkupit

Futbollisti i Real Madridit, Isko është përzgjedhur lojtari më i mirë i Superkupës së Evropës e cila u zhvillua sonte në Shkup ndaj Mançester Junajtedit.

“Mbretërit” mbrojtën trofeun ndaj Junajtedit, të cilët i fituan me rezultat 2:1, ndërsa golin e dytë për madrilenët e realizoi pikërisht Isko.

Me triumfin në Shkup, spanjollët e vazhdojnë dominimin në Superkupë dhe për herë të katërt me radhë i gëzohen këtij trofeu.

Leave a Reply