Asgjë e re, Majlinda Kelmendi e artë në LE në Minsk

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë, njofton “infOSport.mk”.

Sporti i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin dhe strategun e palodhshëm të këtij sporti, Driton Kuka, vazhdojnë të bëjnë krenar Kosovën, pasi edhe sot i dhuruan vendit të tyre medalje.

Është xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë, pasi në finalen e madhe mundi rusen Natalia Kuziutina në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Paraprakisht Majlinda në ndeshjen e saj të parë mundi zviceranen, Fabienne Kocher, për të evituar më pas edhe polaken Karolina Pienkoëska, të cilën e mposhti me ippon në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me francezen numër 1 të botës, Amandine Buchard, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Përveç Majlindjës, Kosovës medalje i siguroi edhe Nora Gjakova, e cila duheshe të pajtohet me medaljen e argjendtë.

Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, në finalen e madhe u mund nga xhudistja ruse, Daria Mezhetskaia.

Ndryshe Nora Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në fazën e dytë mposhti xhudisten franceze, Priscilla Gneto, transmeton “infOSport.mk”.

Në çerekfinale, Gjakova luftoi me xhudisten gjermane Karoline Starke, të cilen e mposhti me ippon për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, atje ku eliminoi portugezen, Telma Monteiro.

Leave a Reply