Super lajm nga Italia, Besir Alili kampion i Europës për kadetë në mundje

Lajme të mira na vijnë nga Faenza e Italisë, aty ku po zhvillohet Europiani në mundje për kadetë, njofton “infOSport.mk”. Mundësi i KM Liria, Besir Alili është shpallur kampion i Europës në kategorinë deri 48 kg, duke mundur në finalen e madhe armenin Harutyun Hovhannisyan.

Alili i cili shkëlqeu edhe në luftërat e mëparshme gjatë këtij kampionati, doli të jetë superior edhe në luftën finale, në të cilën shënoi fitore me rezultatin 7-6.

Rikujtojmë Alili vitin e kaluar në Europianin e zhvilluar në Shkup duheshe të kënaqet me medaljen e argjendtë, pasi në finalen e madhe ishte mundur nga një mundës tjetër armen, Rafajall Hurutjunan.

Fitorja e sotme ndaj Hovhannisyan, ishte një hakmarrje e ëmbël për atë disfatë të vitit të kaluar, ndërsa kjo medalje ka gëzuar gjithë dashamirët e mundjes në vend, që është në rrugën e mbarë për të rikthyer buzëqeshjen këtij sporti në vendin tonë.

Rikujtojmë Alili rrugës drejt finales së madhe eliminoi polakun Oskar Kulczycki, Andrei Vitan nga Moldavia si dhe gjeorgjianin, Luka Gugegashvili. (infOSport.mk)

Leave a Reply