Merr fund telenovela De Ligt, holandezi zgjedh skuadrën e tij të re

Ka marrë fund telenovela “Matijs de Ligt”. Edhe pse emri i tij lidhej ngushtë me Barcelonën dhe PSZH-në, kapiteni i Ajaksit megjithatë ka vendosur të firmos me kampionët e Italisë, Juventusin.

Kështu të paktën zbulon “Sky Sport”, që raporton se pikërisht  “Zonja e Vjetër” do të jetë destinacioni i ri i De Ligt. Si duket “bardhezinjtë” kanë ofruar më shumë se çdo skuadër tjetër për shërbimet e 19-vjeçarit, i cili shkëlqeu edicionin e kaluar me Ajaksin, duke zhvilluar gjithsej 55 ndeshje dhe duke realizuar 7 gola.

Për shërbimet e De Ligt, Juventusi do duhet të harxhojë rreth 62 milion sterlina, ndërsa sipas asaj që raporton “Sky Sport”, në orët në vijim do të ketë të tjera detaje për këtë operacion dhe do të vendoset edhe dita se kur do të prezantohet ylli holandez.

Leave a Reply