Emini te Drita bëhet një ndër futbollistët më të paguar në Kosovë!

Përpos që është njëri ndër transferimet më të bujshme të ardhur në afatin kalimtar të verës, Izair Emini është gjithashtu njëri ndër transferimet më të shtrenjta në futbollin kosovar.

Siç raporton “Gazetasheshi.com”, Emini te Drita do të përfitojë plotë 50 mijë euro në sezon (10 mijë euro më pak se te Shkëndija), apo 4 166 euro në muaj.

Në kontratën e Eminit me “bardhekaltërit” nga Gjilani përfshihen edhe bonuset. Sulmuesi tetovar do fitojë plus 5 mijë euro të tjera nëse arrinë të realizojë mbi 15 gola këtë edicion dhe gjithashtu do të marrë premion për titullin kampion apo Kupën e Kosovës, varësisht shuma që caktojnë drejtuesit e klubit në rast të arritjes së objektivave.

Kështu Emini do të futet në rangun e futbollistëve më të paguar në Kosovë, së bashku me kontratat e reja që kanë marrë Kastriot Rexha te Feronikeli, Sebino Plaku te Llapi, Endrit Krasniqi te Prishtina dhe Jackson Ferreira te Gjilani, shkruan Gazetasheshi.com.

Duket se afat kalimtar për transferimin e futbollistëve këtë edicion në Superligën e Kosovës do jetë më i shtrenjti si asnjëherë më parë.

Leave a Reply