FC Shkupi i nis me këmbë të mbarë kontrollueset në Turqi

Skuadra e FC Shkupit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës boshnjake të Çelik në ndeshjen e saj të parë kontrolluese të zhvilluar në Turqi, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për “bardhekaltërit” nga Çairi e realizoi Umar Gudiabi, i cili shënoi një eurogol nga 30 metra, ndërkohë mysafirët gjatë pjesës së parë nuk arritën të shënojnë nga pika e bardhë, pasi Dediç e huçi golin.

FC Shkupi këtë ndeshje e nisi me këtë formacion: Alban Miftari, Bojan Gjeorgievski, Mevlan Adili, Dare Ilievski, Fati Ismaili, Muharem Bajrami, Darboe Dambo, Besar Iseni, Sergio, Oumar Goudiaby, Marin Jurina, ndërkohë gjatë pjesës së dytë trajneri Umit Karan ndryshoi ekipin komplet duke ju dhënë mundësi të gjithë futbollistëve që kishte në bankinë, ndërsa raste të mira për shënim kishin Fatjon Jusufi dhe Artan Veliu, por që nuk ndryshuan rezultatin.

Në fund fitore minimale që kontribuon në atmosferën pozitive në mesin e “bardhekaltërve”, që tashmë për një javë të plotë po përgatiten në Bollu të Turqisë.

Ndeshjen e dytë kontrolluese skuadra nga Çairi do ta zhvillojë me 2 korrik kundër skuadrës ukrainase të Mariupol, ndërsa vetëm dy dytë më pas (4 korrik), kundërshtarë i FC Shkupit do të jetë skuadra rumune e CSM Politehnica IASI.

Leave a Reply