Juventusi paralajmëron një transferim për ditën e nesërme, ja për kë bëhet fjalë…

Juventusi ka postuar një video në rrjetet sociale, duke paralajmëruar transferimin e rradhës, që do të ndodh gjatë ditës së nesërme.

Ta fillojmë rrugëtimin tonë shkruan në postimin e Juventusit.

Juventusi është i lidhur me disa lojtarë si Matijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Xhanluixhi Bufon, por shtrohet pyetja se cili do të jetë njëri prej tyre.

Ignite our tomorrow

Ignite our tomorrow.

Публикувахте от Juventus в Неделя, 30 юни 2019 г.

Sipas asaj që shkruajnë  mediat italiane, Juventusi nesër do ta zyrtarizojë transferimin e Adrien Rabiot. Francezit i ka skaduar kontrata me PSZH-në, ashtu që “biankonerët” do të sigurojnë edhe një tjetër goditje me parametra zero, pas atij të Aron Ramzi.

Rabiot pritet që të arrijë nesër në Torino për të kryer testet mjekësore dhe për tu prezantuar më pas si lojtar i Juventusit.

Leave a Reply