Futsal Shkupi mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Në Nion të Zvicrës gjatë ditës së sotme u hodh shorti për ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, ku këtë vit vendin tonë do ta prezantojë skuadra e Futsal Shkupit nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.

“Bardhekaltërit” edicionin e kaluar e përfunduan në mënyrën më të mirë, duke u shpallur kampion dhe njëkohësisht duke fituar Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Shorti deshi që Futsal Shkupi të jetë pjesë e grupit “B”, së bashku me ekipin e Lokomotiv Daugavpils nga Letonia, Kardif Universiteti nga Uellsi dhe Enkamp nga Andora.

Ndeshjet paraeliminatore të grupit “B” do të zhvillohen në Shkup nga data 27 gusht deri më 1 shtator në palestrën “Kale”.

Leave a Reply