Dukagjini i Rexhepit nuk ka të ndalur, firmos edhe portieri Flamur Neziri

Skuadra e Dukagjinit nga Klina, që në sezonin e ri futbollistik do të bëjë gara në elitën e futbollit kosovar po vazhdon me përforcimin e skuadrës, me qëllim që sa më e përgatitur të presin sezonin 2019/2020 në Ipko Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, Dukagjini i strategut tetovar, Xhengis Rexhepit, së fundmi ka gjetur edhe zgjidhjen e duhur për në portë, duke nënshkruar kontratë një vjeçare me portierin e mirënjohur kosovar, Flamur Neziri, i cili së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Prishtinës.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme drejtuesit e Klinës njoftuan edhe marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Dritës, Denis Haliti, ndërkohë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ri gjithashtu do të jenë edhe Altin Lloga, sulmuesi i deritanishëm i Struga Trim Lum, pastaj Elton Basriu, Ilir Mustafa, Altik Muhaxhiri, Jeton Dushi dhe Ilir Syla.

Leave a Reply