Formacionet zyrtare, Nome Kalju – Shkëndija

Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve midis Nome Kalju dhe Shkëndijës, trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë në “Kadrioru Staadion”, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Qatip Osmani, ashtu edhe siç pritej në këtë ndeshje do të dalë me 11-shen më të mirë, përfshirë këtu edhe Zeni Husmanin, për të cilin do të jetë kjo ndeshja debutuese me fanellën e Shkëndijës në një ndeshje zyrtare.

Husmani bashkë me Alimin do të përbëjnë dyshen e mesfushorëve difenziv, teksa Enur Totre tashmë ka marrë detyrën e një mesfushori më të avansuar që do të jetë prap treshes sulmuese, Besart Ibraimi, Marjan Radeski dhe Agim Ibraimi.

Në vijën e mbrojtjes në qendër do të jetë dyshja e pazëvendësueshme, Visar Musliu – Egzon Bejtullai, në krahë do të luajnë Mevlan Murati (në të djathtë) dhe Gledi Mici (në të majtë), teksa në portë do të qëndrojë Kostadin Zahov.

Ndeshja midis Nome Kalju dhe Shkëndijës starton në ora 18:00, ndërsa do të drejtohet nga arbitri skocez, Robertson.

Leave a Reply