Umit Karan: Unë jam përgjegjës për eliminimin e FC Shkupit

FC Shkupi njëjtë sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit i dha lamtumirën Europës që në raundin e parë. Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi pas barazimit 3:3 në ndeshjen e parë në Jerevan, sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup pësoi disfatë 2:1 përballë Pjunik, duke u përshëndetur në këtë mënyrë nga garat e Liga Europa që në fazën e hershme.

Trajneri Umit Karan, duke falënderuar tifozët për atmosferën e krijuar në tribuna, tha se e gjithë përgjegjësia për këtë disfatë bie mbi të, duke theksuar njëkohësisht se vendimtare në këtë disfatë ishte edhe mos përvoja e skukadrës së tij në ndeshjet europiane.

“Golin e parë e pranuam shumë herët. Në pjesën e dytë mund të them se treguam karakter. Deri në minutën e fundit ishin në lojë për një vend në raundin e dytë. Kishim një rast të artë për të barazuar shifrat në 2:2, mirëpo për fat të keq nuk i’a arritëm qëllimit. Falënderojë nga zemra gjithë tifozët për atë atmosferë të bukur që krijuan. Unë marrë përgjegjësinë për këtë disfatë, lëreni futbollistët të qetë. Mendoj se vendimtare në këtë ndeshje ishte mungesa e përvojës sonë në ndeshjet ndërkombëtare. Pjunik ka një skuadër të mirë dhe me më përvojë” – tha Umit Karan pas përfundimit të ndeshjes, duke theksuar njëkohësisht se FC Shkupi në këtë ndeshje luajti pa 3 futbollistët e saj standard, që munguan për shkak dëmtimeve.

Leave a Reply