Ish trajneri i Shkëndijës merr drejtimin e Kukësit

Ish trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro do të drejtojë Kukësin në sezonin e ri futbollistik. Eliminimi i hershëm nga Liga Europa bëri që numri një i skuadrës nga verilindja e Shqipërisë, Safet Gjici të shkarkojë  trajnerin aktual, Ernest Gjoka, ndërsa edhe pse përflitej se vendin e tij do ta zë Ilir Daja, si duket Duro do të jetë ai që do të udhëheq Kukësin.

Shpëtim Duro ka qenë edhe në të kaluarën një preferencë e presidentit Gjici, ndërsa tashmë pritet të bëhet prezantimi i tij.

Së fundmi, Duro drejtoi skuadrën e Dritës së Gjilanit, aty ku kishte për ndihmës strategun shkupjan, Ardian Nuhiun. Pasi Duro nuk  arriti që ti realizojë synimet e tij me këtë skuadër, vendosi të largohet, ndërsa vendin e tij e morri pikërisht Nuhiu, i cili me sukses mbylli pjesën e mbetur të stinorit pranveror 2018/2019 më Dritën në Superligën e Kosovës, ndërsa drejtuesit e skuadrës gjilanase i’a besuan këtë post edhe për sezonin e ri futbollistik 2019/2020.

Ndryshe Duro skuadrën e Shkëndijës e kishte udhëhequr në dy edicione të ndryshme, edhe atë fillimisht në sezonin 2013/2014 dhe më pas edhe në edicionin 2015/2016.

Ndryshe gjatë karrierës së tij si trajner 59-vjeçari Duro kishte drejtuar edhe disa nga skuadrat më me emër në Shqipëri, si Partizanin, Besën e Kavajës, Skënderbeun, Vllazninë dhe Flamurtarin.

Leave a Reply