Liverpulli bëhet klubi më i trofeshëm në Angli

Skuadra e Liverpullit mbrëmë fitoi trofeun e Superkupës së Europës, pasi në finalen e Stambollit në “Vodafone Arena” mposhti Çelzin e Frank Lampard pas ekzekutimit të penaltive.

Në 120 minuta lojë rezultati ishte 2:2 (1:1 pas 90 minutave të rregullta), ndërsa në ruletin e penaltive futbollistët e Jurgen Klop ishin të pagabueshëm dhe në fund me plotë meritë ngritën edhe një trofe tjetër europian, që doli të jetë shumë i ëmbël për skuadrën nga “Enfilld Roud”.

Me këtë trofe, Liverpulli tashmë është bërë skuadra më e trofeshme në Angli. Ata tashmë numërojnë 46 tituj, duke lënë pas tyre rivalët e përjetshëm të Mançester Junajtedit, që numërojnë 45 tituj.

Leave a Reply