KB Albes bënë lëvizjet e para në prag të sezonit debutues në Ligën e Dytë

Klubi i Basketbollit ALBES ka prezantuar përforcimin e rradhës në prag të sezonit debutues në Ligën e Dytë të basketbollit në vend, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për basketbollistin eksploziv Stefan Trajkovski, që ka specialitet depërtimet në zonë dhe shënimin nga distanca.

Trajkovski përveç karierrës së bujshme në ekipet vendore, ai tek KB ALBES vjen me përvojën e tij ndërkombëtare, ku ka qenë pjesë e disa ekipeve, ndërsa vitin e kaluar ka qenë në mesin e basketbollistëve më të mirë në ligën e dytë, ku ndihmoi Karposh Sokolin të futet në ndeshjet e “Play-off”.

Rikujtojmë ditë më parë drejtuesit e skuadrës së ALBES angazhuan edhe 24-vjeçarin Petar Velinov, i cili erdhi nga rradhët e skuadrës së Angel, që gjithashtu garon në Ligën e Dytë.

WELCOME – VELINOVPetar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin…

Публикувахте от Klubi Albes Basketboll в Неделя, 8 септември 2019 г.

Leave a Reply