Ferguson: Khabib është një mundës, por jo edhe gjuajtës i aftë

Toni Ferguson pritet të jetë rivali i ardhshëm i kampionit të botës në peshën e lehtë, rusit Khabib Nurmagomedov.

Në një intervistë të dhënë për “ESPN”, luftëari amerikan u shpreh se ka ndjekur duelin mes Khabib Nurmagomedovit dhe Dastin Poirie në eventin UFC-242 dhe ka mbetur i zhgënjyer nga performanca e dagestanezit.

“E njëjta gjë gjithmonë. Shoh një njeri që kap rivalin dhe e shtyn në kafaz, duke mos bërë asgjë tjetër. Më vjen keq, por Khabib është vetëm një dimensional dhe me mua do të humbasë”, u shpreh Toni Ferguson, referuar faktit që Khabib është një mundës i mirë, por jo një gjuajtës i aftë.

Leave a Reply