Luma dhe Miftari mendojnë për fitoren e Dritës

Drita e Bogovinës ka regjistruar fitore komode në ndeshjen e javës së katërt, teksa para simpatizantëve të vetë mundi ekipin shkupjan të Kadinos me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Dashmir Beari kishte dominim të plotë në këtë ndeshje, ndërsa golin e parë për skuadrën tetovare e realizoi Ylber Luma në minutën e 30-të. Doli të jetë ky goli i vetëm në 45 minutëshin e parë, teksa në pjesën e dytë Betim Miftari me golin e realizuar në minutën e 66-të vulosi fitoren e skuadrës nga Bogovina, që në këtë mënyrë u barazua me Pelisterin e vendit të dytë dhe Gostivarin e vendit të tretë në renditje.

Në anën tjetër Kadino që po zhvillon sezonin e parë në Ligën e Dytë Futbollistike në vend, vazhdon me disfatat e njëpasnjëshme, me ç’rast kjo skuadër bashkë edhe me Ohrin ndajnë pozitën e fundit me 0 pikë.

Leave a Reply