Qato debutoi me barazim me FC Shkupin (VIDEO)

Qatip Osmani ka debutuar me barazim në pankinën e FC Shkupit, teksa sot skuadra nga Çairi barazoi pa gola si vendas përballë Sileksit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi e nisi mirë takimin, teksa në minutën e 13-të Besar Iseni kishte tentativën e parë për të shënuar në rrjetën mysafire.

6-të minuta më vonë mysafirët u kundërpërgjigjen me anë të mbrojtësit Kocev, mirëpo goditja e tij me kokë nuk rrezikoi portierin Aleksovski, që sot për herë të parë pas 7 muajve u rikthye në portën e FC Shkupit.

Në të 29-tën kapiteni i vendasve, Muharem Bajrami gjuajti nga distanca, mirëpo vetëm deri në duart e portierit Bozhinovski.

Në vijim skuadra “bardhekaltër” vazhdoi me lojë të mirë në fushë, teksa deri në përfundim të pjesës së parë regjistruam edhe një rast me Isenin që tentoi nga gjuajtja e lirë, por topi shkoi mbi tranvsersë.

Serzhinjo leshon nje super rast para portes se Sileksit

Serzhinjo leshon nje super rast para portes se SileksitFC Shkupi – Sileksi, rezultati mbetet ai i fillimit, 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.

Në fraksionin e dytë, rastin e parë e kishte braziliani Serzhinjo, mirëpo topin e ulur nga ana Emarin Jurina, numri 11-të i “bardhekaltërve” nuk arriti që ta shtyej në rrjetën e Bozhinovskit, që në këtë rast ishte me shumë fat.

Pasoi një kërcënim nga ana e Muharem Bajramit, që më pas ti vie rradha edhe sulmuesit kroat, Marin Jurina, mirëpo as njëri, e as tjetri nuk arritën të gjejnë cakun e duhur, me ç’rast ndeshja në fund u mbyll me rezultatin e fillimit.

Kësisoj udhëtuesin për në çerekfinale mbetet ta mësojmë vetëm me datë 30 tetor, kur këto dy skuadra në Kratovë do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply