Selimi sërish mbështetet tek Ibraimat, Zahov mbetet jashtë

Erhan Selimi ka publikuar formacionin me të cilin do të përballet me Vardarin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”. Njëjtë sikurse në ndeshjen kampionale kundër Struga Trim Lum, edhe në këtë ndeshje strategu tetovar ka vendosur që sulmin t’ua besojë dy Ibraimave, të përkrahur nga Zhunior dhe Imeri, i cili zëvendësonë Radeskin në krahun e majtë të sulmit.

Një ndryshim tjetër për dallim nga ndeshja e fundit kundër Struga Trim Lum, ka ndodhur edhe në mbrojtje, ku vendin e Egzon Bejtullait, e ka zënë Çeshmexhiev, ndërsa në vendin e Zahov, do të jetë Bekim Rexhepi.

Formacioni 💪🔴 LIVE në Shkëndija Channel 👉 #YouTube

Публикувахте от KF Shkëndija в Сряда, 25 септември 2019 г.

Leave a Reply