Bujar Islami zbulon formacionin anti Borec

Renova sot në kuadër të javës së 8-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Borecin, me shpresë se do të vazhdojë serinë e fitoreve, pas atyre ndaj Makedonija GJ.P javën e shkuar në kampionat dhe Tikveshit në mesjavë në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Bujar Islami tashmë ka bërë zbuluar formacionin me të cilin do të luaj kundër skuadrës nga Velesi, ndërsa bie në sy aktivizimi i të riut Alban Taipi që nga minuta e parë.

Ky i fundit shkëlqeu me Maqedoninë U19 në  turneun në Riga, ndërsa e gjithë kjo bëri që Islami ti jap mundësinë këtij super talenti. Që nga minuta e parë do të luaj edhe Ilirid Ademi, me golin e të cilit Renova javën e shkuar mundi Makedonija Gj.P në transfertë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e njëjta, me të cilën Islami ka luajtur në shumicën e ndeshjeve deri më tani.

Публикувахте от K.F Renova в Неделя, 29 септември 2019 г.

Leave a Reply