Milani ka shpenzuar më shumë se Reali, Juve dhe Çelzi në 9 vitet e fundit

Milani është krejtësisht në krizë dhe që pas largimit të Berluskonit dhe afrimit të kompanisë misterioze kineze që e mori dhe tashti vazhdon po e njëjta situatë me kompaninë amerikane, “Elliot”.

“Kuqezinjtë” janë zhytur në kolaps krejtësisht. Një situatë e tillë vjen nga keqmenaxhimi i klubit nga drejtuesit, pasi “rossonerët” kanë shpenzuar pafund në merkato, por gjithnjë duke bërë lëvizje të gabuara.

Italianët nga viti 2010-19 kanë shpenzuar 439 milionë euro dhe janë vetëm pas Mançester Sitit, PSZH-së, Mançester Junajtedit, Barcelonës, por kanë shpenzuar më shumë se sa Real Madridi, Juventusi, Çelzi dhe Interi.

Merkatoja ka qenë katastrofike. Mjafton të kujtohet afrimi i Andre Silvas për 38 milionë euro, apo Leonardo Bonuçit për 42 milionë euro.

Situata nuk duket aspak e mirë as këtë sezon, pasi italianët e kanë nisur shumë keq sezonin e ri, ku në 6 xhirot e para kanë regjistruar dy fitore dhe 4 disfata.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply