Polonia e fortë për Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka pësuar disfatë 2:0 në transfertën në Varshavë ndaj Polonisë, duke humbur thuajse të gjitha gjasat që përmes ndeshjeve kualifikuese në grupin “G” të sigurojë një vend për në eliminatoret e Europianit të vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke ju bërë ballë lojtarëve polak, të cilët shpërthyen në pjesën e dytë, edhe atë në 15 minutëshin e fundit të takimit.


GOLAT NGA NDESHJA POLONIA – MAQEDONIA E VERIUT


Një lëvizje e bukur e Robert Levandovskit në zonën e “verdhekuqve” i mundësoi Premislav Frankovskit (74’) të shënojë golin e parë në rrjetën e Dimitrievskit. Ky i fundit ishte inkuadruar në lojë vetëm disa sekonda më parë, ndërkohë në minutën e 80-të një pasim i saktë i Levandovskit për Arkadiush Milik, bëri që ky i fundit të shënojë një super gol me një goditje nga distanca.

Falë kësaj fitore, Polonia vazhdon të mbajë pozitën e parë në grupin “H” me 19 pikë, ndërkohë Maqedonia mbetet në pozitën e 3-të me 11 pikë, po aq sa ka edhe Slovenia në pozitën e katërt, që sonte u mund nga Austria me rezultatin 1:0. Pikërisht austriakët mbajnë pozitën e dytë në renditje me 16 pikë.

Leave a Reply