Shkëndija emëron ndihmës-trajnerin e Ernest Gjokës

Kampionët në fuqi javën e kaluar emëruan për trajner, Ernest Gjokën, ndërsa ditëve të fundit kanë përzgjedhur edhe ndihmësën e tij. Bëhet fjalë për Fatjon Tafja që do të jetë asistent i teknikut nga Tirana. Ai ka qenë prezent në stërvitjen e sotme të kuqezinjëve në Tetovë, me kampionët që zhvilluan seancën e fundit para takimit me Akademia Pandevin, ndërsa vet klubi tetovar publikoi edhe foton e tij në faqen zyrtare, ku shihej përkrahë Ernest Gjokës.

Tekniku Gjoka dhe ndihmësi i tij Tafja nesër do të kenë debutimin zyrtarë me Shkëndijën në kampionatin vendor, kur do të përballen me Akademia Pandevin në Tetovë.

Shkëndija-Akademia Pandevi zhvillohet nesër nga ora 14:30./InfOSport.mk

Leave a Reply