Stadiumi “Fadil Vokrri” me kapacitet të ri, ja sa ulëse të reja do të shtohen!

Rezultatet e mira të Përfaqësueses së Kosovës kanë bërë që interesimi për ndeshjet e saj të jetë tepër i madh, ndërsa kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” nuk i përmbush as përafërsisht kërkesat e të interesuarve.

Shumë prej tifozëve kosovarë ankohen vazhdimisht për shitjen e biletave, teksa impianti në kryeqytet nuk po i zë të gjithë.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës tashmë e kanë bërë projektin i cili do të dorëzohet së shpejti në Ministrinë e Sportit për shtimin e ulëseve në këtë impiant.

Rreth 7 deri në 8 mijë ulëse priten të shtohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe kjo do të bënte që sado pak kërkesat e tifozëve të realizoheshin.

 

Leave a Reply