FC Shkupi arrinë fitore më se të merituar ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

FC Shkupi ka marrë fitore 2:0 përballë Rabotniçkit në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Qatip Osmanit dominoi ndeshjen në tërësi, ndërsa golat i gjetën nga një në secilën pjesë.

Pas tentativave të Sabit Bilalit, Marin Jurinas dhe Suhel Muharemit, golin e parë e realizoi Besar Iseni nëminutën e 36-të, kur me të majtën e tij nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin kundërshtarë, Shishkovski.

Goli i Besar Isenit ndaj Rabotniçkit

Goli i Besar Isenit ndaj Rabotniçkit FC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:0(B. Iseni 36')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Edhe pas këtij goli të shënuar, FC Shkupi ishte kërkues, mirëpo goli mungoi, ndërsa erdhi vetëm në minutën e 75-të, kur Serzhinjo reagoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe me një goditje të matur edhe për herë të dytë arriti që të mposhtë portierin mysafir.

Serzhinjo shenon golin e qetesise per FC Shkupin ndaj Rabotniçkit

Serzhinjo shenon golin e qetesise per FC Shkupin ndaj RabotniçkitFC SHKUPI – RABOTNIÇKI 2:0(Serzhinjo 75')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Falë kësaj fitore FC Shkupi tashmë e sheh veten në pozitën e 3-të me 16 pikë, po aq sa ka edhe Makedonija GJ.P një pozitë më poshtë, ndërkohë Rabotniçki mbetet i ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë të tubuara.

Golat nga ndeshja FC Shkupi – Rabotniçki

Golat nga ndeshja FC Shkupi – RabotniçkiFC SHKUPI – RABOTNIÇKI 2:0(B. Iseni 36', Serzhinjo 75')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Leave a Reply