Formacionet zyrtare, Struga TL – Renova

Java e 11-të sjellë me vete përballjen mes dy skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”. Vendasit në këtë ndeshje vijnë të entuziazmuar pas asaj fitore të madhe në fundjavë ndaj Rabotniçkit në Shkup, mirëpo përballë Renovës do të duhet të luajnë pa shërbimet e mesfushorit të tyre Nijas Lena, që në fundin e takimit kundër “romantikëve” u ndëshkua me karton të kuq.

Trajneri Jeton Beqiri ka vendosur që vendin e Lenës ta zë, Dejan Cvetanoski, që sot do të ketë detyrë më difenzive, nga ajo që jemi mësuar ta shohim gjithnjë në fazën ofenzive, aty ku do të veprojnë Florent Osmani, Hristijan Kirovski dhe Emran Ramadani.

Ky i fundit do të luaj kundër ish skuadrës së tij, njëjtë sikurse portieri Urosh Gjuriq, që pritet të jetë arma më e madhe e Struga Trim Lum.

lineup

Formacioni për ndeshjen e sotme kundë KF Renova!#forcaStruga#WeAreStruga

Публикувахте от F.C. Struga в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Në anën tjetër në formacionin e Renovës vërehet sërish mungesa e sulmuesit kryesor, Remzifaik Selmani, që ndodhet në bankinë, teksa sot sulmi do të udhëhiqet nga Bojan Miovski, teksa Gafuri që luajti një rol të tillë në ndeshjen e javës së kaluar është rikthyer në pozitën e tij të zakonshme, që të veprojë pas sulmuesve.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Renovësl, si gjitha ndeshjet tjera starton në ora 14:30, ndërsa e njëjta do të sjellë edhe një përballje mes strategëve Jeton Beqiri dhe Bujar Islami, që vijnë nga i njëjti qytet, ai i Tetovës.

Публикувахте от K.F Renova в Сряда, 23 октомври 2019 г.

 

Leave a Reply