Ndeshja e Kupës, Renova-Tikvesh me orar të ri

Ndeshja e kthimit e 1/8 së finales midis Renovës dhe Tikveshit e paraparë për ditën e nesërme, është shtyrë për një ditë, dhe e njëjta do të zhvillohet të enjten në stadiumin e qytetit në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Deri te ky ndryshim erdhi për shkak se nesër në Tetovë do të zhvillohet super ndeshja e Kupës midis Shkëndijës dhe Vardarit.

Përveç këtij takimi, automatikisht ka pësuar ndryshim edhe ndeshja e javës së 11-të në Ligën e Dytë – Lindje, ajo midis Plaçkovicës dhe Tikveshit. Kësisoj e njëjta në vend që të zhvillohet të shtunën (02.11), do të zhvillohet të dielën (03.11) me fillim në ora 13:30.

Leave a Reply