Dy skuadrat gjigande nga “Serie A” e kanë seriozisht për Granit Xhakën!

Dy skuadrat e njohura italiane që vijnë nga i njëjti qytet, ai i Milanos, Interi dhe Milani janë duke garuar me njeri-tjetrin për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Kosovari pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë afatit dimëror pasi ka humbur besimin e trajnerit dhe ka spekulime që nuk do të luajë më për ekipin londinez.

Xhaka pati një zënkë verbale me tifozët e skuadrës së tij në ndeshjen kundër Kristal Pallas, gjë kjo që i kushtoi shumë futbollistit shqiptarë, pasi përveç që humbi shiritin e kapitenit, ai humbi edhe vendin e tij në formacionin e trajnerit Unaj Emeri.

Këtë situatë të krijuar rreth futbollistit nga Prishtina dëshirojnë ta shfrytëzojnë në maksimum Interi dhe Milani, që dëshirojnë të përforicojnë repartin e mesfushës. Megjithatë këto dy skadra nuk janë të vetmet që interesohen për Granitin, pasi informacionet e fundit që vijnë nga Gjermania thonë se për të interes ka shfaqur edhe ish skuadra e tij, Borusia Menhengladbah, që këtë vit po shkëlqen në Bundesligë, duke kryesuar renditjen pas 11 xhirove.

Leave a Reply