Korabi mund Gostivarin, Vardari dhe Vëllazërimi luajnë pa gola

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku kryesisht u arritën rezultate të pritura, njofton “infOSport.mk”.

Korabi i këndellur edhe përkundër disavantazhit që kishte përballë Gostivarit, në fund shënoi fitore 2:1 falë golave të shënuar nga Bleron Muça dhe Donart Bajramit. Një barazim dramatik 3:3 morri Drita në Shkup ndaj Kadinos, ku të gjithë 6 golat u realizuan gjatë 45 minutëshit të parë.

Vardari i Forinës dhe Vëllazërimi në derbin shqiptarë bënë paqe, duke barazuar pa gola, Labunishta me shifrat 2:0 mundi Skopjen, ndërkohë Pelisteri falë golit të Goran Gançev në minutën e katërt shtesë të takimit, mundi Ohrid Lihnidos me rezultatin 2:1.

LDFM – Perëndim, Java 13

Korabi 2:1 Gostivari
Vardar F. 0:0 Vëllazërimi
Kadino 3:3 Drita
Labunishta 2:0 Skopje
Pelisteri 2:1 Ohrid L.

Leave a Reply