Lena: Fitorja ndaj Shkëndijës e merituar, mirëpo nuk kemi kohë për festë

Goli i Nijas Lenës rezultoi deçiziv në fitoren e Struga Trim Lum ndaj Shkëndijës të mërkurën, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. Fitorja e djeshme e Struga Trim Lum ishte e katërta në 7 ndeshjet e fundit, ku ka pësuar vetëm një disfatë në transfertën kundër Sileksit.

“Kemi 4-5 ndeshje që po luajmë si ekip dhe ky rezultat nuk erdhi rastësisht. Në rradhë të parë kënaqëm tifozët tanë që erdhën të na përkrahin dhe ju dhuruam një ndeshje të bukur për tu parë.  E merituam këtë fitore, por nuk kemi shumë kohë për të festuar, pasi na pret shumë shpejtë ndeshja e rradhes mbas 3 ditëve” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Nijas Lena.

Struga Trim Lum pas 16 xhirove renditet në pozitën e 7-të me 22 pikë, po aq sa kanë edhe FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P në pozitat 5 dhe 6.

Struga Trim Lum permbys rezultatin ndaj Shkendijes

Struga Trim Lum permbys rezultatin ndaj ShkendijesSTRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 2:1(N. Lena 65')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 ноември 2019 г.

Leave a Reply