Mungoi ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, Rashica shpjegon gjithçka

Përfaqësuesja e Kosovës të enjten në Shkup u mund nga Maqedonia e Veriut (1:2), duke humbur rastin që të luaj në finalen e Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, përmes së cilës mund të shpresonte deri te kualifikimi për në Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Pritshmëritë ishin të mëdha nga ana e ekipit “dardan”, që megjithatë duhet pranuar se luajti pa futbollistët e saj kryesor, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica.

Tifozët dardan nuk e pritën mirë mungesën e tyre, ndërsa pas reagimeve të dy të parëve, Muriqit dhe Rrahmanit, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Milot Rashica, përmes një postimi në “facebook”, ku shpjegoi arsyet se pse nuk luajti kundër Maqedonisë.

“Sqarim… Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe që të jem bashkë me grupin se dhe për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani në karrierën time.

Por deri më tani që nga ndeshja Moldavi-Kosovë kam pësuar vetëm dëmtime në gju dhe nuk jam stërvitur qoftë edhe për një herë të vetme. Kam munguar në katër ndeshjet e sezonit të ri si dhe përveç dhimbjes kam qenë shumë larg edhe me pregatitjen fizike. Ndjeva obligim ta bëjë këtë sqarim pasi pashë reagimin e njerëzeve. MR,” – kishte shkruar Rashica.

SqarimTë gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të…

Публикувахте от Milot Rashica в Събота, 10 октомври 2020 г.

 

Leave a Reply