Futbollit elitar francez i shtohet edhe një tetovarë

Të paktë janë futbollistët shqiptarë që luajnë në elitën e futbollit francez, aty ku pjesën e dytë të sezonit do të luaj tetovari, Riza Durmishi. Futbollisti shqiptarë i lindur në Danimarkë, do ti bashkohet skuadrës së Nice, te e cila do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Lacios.

Marrëveshja është konfirmuar nga klubi i Nice në ueb faqen e tyre, ndërsa Durmishi tashmë i ka kryer edhe testet mjekësore.

Mbrojtësi 25-vjeçar kishte shkuar te Lacio nga Real Betis në verën e vitit 2018 për shumën e 7.5 milionë eurove.

Ai me Lacion luajti në 19 ndeshje, por duke mos arritur të bind trajnerin Simeone Inzaghi.

Durmishi ka 23 ndeshje me Danimarkën, ndërsa kërkon një vend në skuadër për Euro 2020, ndërsa pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore, që futbollisti tetovar pranoi të huazohet te Nice, skuadër kjo që pas 16 xhirove të para renditet në pozitën e 14-të me 20 pikë të tubuara.

Leave a Reply