Rimeçi Xhoshua-Ruzi mund të anulohet!!!

Rimeçi i shumëpritur midis boksierit britanik, Entoni Xhoshua dhe meksikanit, Endi Ruiz, i paraparë të zhvillohet sonte, mund të anulohet shkaku i një stuhie që po mbizotëron në Arabinë Saudite.

Sipas “Mirror”, një shi i rrëmbyeshëm ka kapluar Arabinë Saudite dhe kjo mund të ndikojë që rimeçi në mes britanikut dhe meksikano-amerikanit të shtyhet.

Shihu nuk mund të ndikojë në pjesën ku do të zhvillohet përballja, por ajo mund të ndikojë në pjesën e ulëseve VIP, që janë kryesore në këtë takim.

Shumë emra të mëdhenj nga sporti dhe jo vetëm do të jenë të pranishëm në këtë përballje të vitit, pasi në pyetje janë tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF, në peshat e rënda.

Takimi është paraparë të fillojë në ora 21:30 sipas kohës tonë lokale.

Leave a Reply